Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe kësaj jave ka lënë në fuqi masat ndaj COVID-19. Sipas Manastirliu, ka një tendencë të rënies së infektimeve prej 1 marsit.

Pra në Shqipëri do të vijojë ende ora policore 20:00- 06:00, si për qytetarët dhe për bizneset.

Nga ana tjetër edhe universitetet vijojnë online, kurse mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.

 

MASAT NË FUQI NGA KOMITETI TEKNIK

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb