TIRANË

Ndërsa raportoi për situatën e pandemisë, nga spitali Infektiv në Tiranë, gazetari i News24 Erjon Skëndaj tha se aktualisht në këtë spital janë të shtruar vetëm tre pacientë të prekur nga Covid-19.

Nisur nga shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, Skëndaj tha se në Shqipëri janë 87 të infektuar në total, me një mesatare rreth 3 persona për 100 mijë banorë të prekur me koronavirus në vend.

Në një lidhje për News24, Skëndaj tha se në spitalin e vetëm Covid, pas të paktën një jave ka patur vetëm një shtrim më shumë se nga dita e djeshme. Janë tre persona të infektuar me Covid-19, njëri ka mbërritur gjatë ditës së djeshme me ngarkesë pulmonare.

Në raportimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, u shënua vetëm një rast i ri me Covid-19 në 1960 testime të kryera, ndërsa fatmirësisht nuk u shënuan humbje jete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb