TIRANË

Në një raportim nga spitali Infektiv, gazetari Erjon Skëndaj tha se deri më tani kanë mbërrritur për trajtim spitalor rreth 13 urgjenca me komplikacione të rënda në mushkëri. Skendaj tha se në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19.

Ndër të tjera Skëndaj tha se ndër të shtruarit e prekur nga covid, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec.

Në raportimin e tij të drejpërdrejtë në Neës24, Skendaj apeloi autoritetet shëndetësore për më shumë transparencë në personat e shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kryesisht nëse janë të vaksinuar apo të riinfektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb