Situata në 4 spitalet COVID paraqitet e stabilizuar. Pas datës 6 dhjetor, ku shënoi edhe piku i rasteve me koronavirus të shtruara në spital, tashmë situata paraqitet e qetë në spitale. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live nga Infektivi tha se në këtë spital ndodhet të shtruar rreth 160 pacientë me koronavirus, përfshi këtu dhe COVID3.

Ndërkohë që numri i urgjencave që përballët Infektivi është rreth 15-20 të tilla. Po ashtu ai bëri të ditur se e qetë paraqitet situata dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku janë të shtruar rreth 110-111 pacientë, ndërsa mjekët po punojnë me rreth 50 % më pak të kapacitetit.

Mes të tjerash mësohet se në 24 orë ka pasur 5 urgjenca. Po ashtu problem mbetet numri i personave aktiv në vendin tonë, ku regjistrohen deri më tani 23 mijë e 400 të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: