Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka reaguar për situatën e krijuar në Durrës me mbeturinat, të cilat kanë zaptuar rrugët e qytetit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve dhe burim infeksionesh dhe ere të rëndë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkaNWeb” se Sako ka deklaruar se kërkesa e tyre është në pritje të vendimit, ndërkohë që po përpiqen për të gjetur një zgjidhje në landfille të miratuara.

Ajo deklaron se do përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb