Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka bërë me dije në 14 shkolla të qarkut të Shkodrës, mësimi do të pezullohet edhe ditën e nesërme.

Vnedimi është marrë për shkak të situatës së rëndë me përmbytjet reshjet e shtuara të shiut.

Në një postim në Facebook, ministrja ka sqaruar se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.

Postimi i plotë:

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

  1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
  2. Shkolla “Theth”, Shalë
  3. Shkolla “Gimaj”, Shalë
  4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
  5. Shkolla “Palaj”, Shosh
  6. Shkolla “Nicaj”, Shosh
  7. Shkolla “Kir”, Pult
  8. Shkolla “Kasnec” , Pult
  9. Shkolla “Pog” , Pult
  10. Shkolla “Bruçaj”, Pult
  11. Shkolla “Plan” , Pult
  12. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
  13. Shkolla “Xhan” , Pult
  14. Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb