Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se Porti i Durrësit po ofron ambiente konteinerike dhe vinça për punonjësit që po ndërhyjnë në zonat e zjarreve.

Balluku thekson se kjo është një ndihmë për emergjencat civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar.

Më tej ajo siguron se të gjithë bashkë do ia dalin edhe kësaj situate të vështirë me zjarret.

 

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Të gjithë bashkë për të përballuar situatën emergjente të zjarreve në vend. Autoriteti ⚓Portual Durrës ka vendosur në dispozicion ambiente konteinerike dhe vinça që do t’ju vijnë në ndihmë ?emergjencave tona civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që janë duke ndërhyrë në zonat e përfshira nga zjarret. Së bashku do ja dalim.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb