MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut k ashpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve.
Propozimi erdhi nga institucionet që merren me emergjencat e krizave dhe menjëherë qeveria ka marrë vendimin.
Hera e fundit që Maqedonia e Veriut ka shpallur krizën ka qenë prej pandemisë.

Me këtë vendim nënkuptohet se qeveria mund të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, komunave dhe Shkupit, kurse me marrëveshje shfrytëzohen resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb