Situata në Afganistan paraqitet e vështirë, pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët. Shumë shtete përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë angazhuar për të ofruar ndihmë në lidhje me eksodin e mundshëm të refugjatëve afganë.

Edhe SHBA nëpërmjet Sekretarit Blinken, ka njoftuar se do të jetë në një linjë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara i bashkohen bashkësisë ndërkombëtare në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.” U shpreh  Sekretari amerkan në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb