Në Afganistan me gjasë mund të ndodhë një luftë civile. Një grup i rezistencës anti-talebanë, kanë thënë se kanë mijëra njerëz të gatshëm për të luftuar.

Ali Nazary, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Frontin e Rezistencës Kombëtare të Afganistanit, tha për BBC, se ata duan të vazhdojnë negociatat paqësore, por nëse kjo formë dështon, ata paralajmërojnë se do të përballen me çdo lloj agresioni.

Drejtuesit e rezistencës kanë thënë gjithashtu se talebanët tani po përparojnë në rajon, në verilindje të kryeqytetit Kabul.
Amrullah Saleh, i cili ishte nënkryetar në qeverinë e rrëzuar nga talebanët dhe tani është i vendosur në Panjshir, shkroi në Tëitter se talebanët kishin grumbulluar forca pranë hyrjes në luginë.

Ahmad Shah Massoud ishte një komandant gueril i fuqishëm i cili udhëhoqi rezistencën kundër BRSS, dhe pastaj vazhdoi të drejtonte krahun ushtarak të qeverisë afgane kundër milicive rivale në vitet 1990.

Pasi talebanët morën kontrollin, ai ishte komandanti kryesor i opozitës kundër sundimit të tyre, deri në vrasjen e tij në vitin 2001.

Nazary ka thënë për BBC se Panjshir kishte pasur një fluks të kohëve të fundit të forcave lokale të rezistencës nga i gjithë vendi, të cilët u janë bashkuar luftëtarëve që ata tashmë i kishin stërvitur në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb