NATO ka njoftuar se të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur deri më tani në Afganistan.

“Kriza para aeroportit në Kabul është një tragjedi. Fokusi ynë është në evakuimin e të gjithë shtetasve të huaj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zyrtari, i cili dëshironte të mbetet anonim.

Turma të mëdha njerëzit ndodhen përgjatë Aeroportit të Kabulit këto ditë, me qëllimin për t’u evakuuar në Evropë dhe SHBA. Mirëpo talebanët po e bëjnë të vështirë këtë proces, pasi kontrollojnë pjesët e jashtme të Aeroportit.

“Forcat tona mbajnë një distancë të rreptë nga zonat e jashtme të aeroportit të Kabulit për të parandaluar përplasjet me talebanët”, shtoi zyrtari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb