Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është ndaluar te situate kaotike në Afganistan.

Ai ka thënë se duhet të ndihmojmë nevojtarët, e shtoi se dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore.

“Duhet të ndihmojmë nevojtarët, të lutemi për ta. Dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore dhe ofrojnë shpresë për të ardhmen e vendit.

Falenderoj të gjithë ato shtete që po ndihmojnë afganët në këtë situatë të vështirë”, u shpreh Papa Françesku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb