Pentagoni ndërkohë tha të dielën se po kërkon zyrtarisht ndihmë nga linjat komerciale ajrore për të zhvendosur të evakuuarit nga Afganistani pasi të kenë dalë nga vendi i tyre.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka aktivizuar fazën fillestare të programit të Flotës Ajrore të Rezervës Civile, duke kërkuar 18 avionë: tre avionë nga secila linjë ajrore American Airlines, Atlas Air, Delta Air Lines dhe Omni Air; dy nga Hawaiian Airlines; dhe katër nga United Airlines.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se Departamenti nuk parashikon ndonjë ndikim të madh në fluturimet komerciale nga ky aktivizim.

Sipas zotit Kirby, ata avionë nuk do të fluturojnë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul por do të përdoren për të lëvizur udhëtarët nga pikat e tjera sapo të largohen nga Kabuli, duke lejuar ushtrinë amerikane të përqëndrohet në pjesën e evakuimit në Afganistan./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb