MINSK

Një anëtar i shquar i këshillit opozitar të Bjellorusisë tha të mërkurën se ishte nisur për në Poloni.

Ai tha se ka ikur në shtetin polak pas një “reprezalje policore” të vazhdueshme, njofton gazeta bjelloruse Nasha Niva.

Pavel Latushko është një ish-ministër i kulturës dhe shef i teatrit kryesor të dramës shtetërore

Këshilli, i përbërë nga dhjetëra njerëz, u krijua midis një serie protestash të mëdha anti-qeveritare që u ndezën muajin e kaluar.

Gjendja në Bjellorusi ka disa muaj që paraqitet problematike, me opozitarët që thonë se zgjedhjet e fundit presidenciale janë vjedhur, ndërsa kreu i shtetit Aleksandër Lukashenko ka kundërshtuar, duke përdorur edhe dhunën në disa raste.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb