Ministria e Shëndetësisë përpos përditësimit të shifrave të COVID-19 ka raportuar edhe gjendjen në dy spitalet Infektiv dhe Shefqet Ndroqi.

Tashmë janë 43 pacientë të negativizuar që vijojnë të trajtohen ndërkohë që është shtuar edhe një tjetër i intubuar, duke e çuar numrin në 9 pacientë në intubim pre jCOVID-19.

Ndërkohë po trajtohen 175 pacientë të infektuar në dy spitalet, nga të cilët 17 janë në terapi intensive.

”Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. ”- tha Rovena Daja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb