Ndërsa situata me shqiptarët në tokë neutrale në pikën e Kapshticës paraqitet e rëndë dhe ende pa rrugëdalje, gazetarja e New 24, Brikena Metaj informon për situatën në pikën tjetër kufitare, atë të Kakavijës në Gjirokastër.

Sipas saj, në tokë neutrale ndodhen aktualisht 6 shtetas shqiptarë, por prej ditës së sotme asnjë media nuk lejohet të kalojë traun hyrës në Pikën Kufitare të Kakavijës. Si shkak jepet mbyllja e funksionimit të kësaj pike doganore.

Ndërkohë që mësohet se një pjesë e emigrantëve kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin nga rrugët që zakonisht përdoren prej klandestinëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb