Pas 4 ditësh radhë të gjata kilometrike dhe pritje, situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës mëngjesin e kësaj të hëne paraqitet e qetë.

Çdo shtetas që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare drejt Greqisë ka qenë i pajisur me test Covid negativ së bashku me emrin e institucionit ku është kryer testimi.
Gjatë ditës së sotme kanë qenë të pakta mjetet që i janë drejtuar kësaj pike kufitare ndërsa autobusët si rrallë herë kanë dalë drejt Greqisë me dy qytetarë.

Shkak i kësaj situatë janë bërë rregullat e reja anti Covid të vendosura së fundmi nga qeveria Greke për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndërsa duke nisur qe prej ditës së sotme, datë 17 gusht, qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Greqisë, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, përveç testit Covid do t’u duhet te karantinohen për 7 ditë në banesat e tyre.

Ndërkohë qe policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare ne Kapshticë se duke nisur që sot dhe në ditët në vijim për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kapshticës do të lejohen vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb