Zjarri ka përfshirë dhe zonën turistike të Vithkuqit në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri i është afruar dhe manastirit të Shën Pjetrit.
Kanë qenë banorët ata që kanë sinjalizuar zjarrfikësit.

“Deri në këto momente është djegur një sipërfaqe prej 3 ha shkurre e pishash. Flakët po përhapen me shpejtësi, çka rrezikon dhe monumentin e kulturës, Manastirin e Shën Pjetrit. Banorë dhe zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë ka ardhur edhe një zjarrfikëse nga Pogradeci”, raportoi gazetarja Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: