Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se sot vendi i tij do të shënojë rënien më të madhe të rasteve me COVID-19.
Duket se Kosova po shkon drejt një bilanci të mirë, të paktën sa i përket rasteve, dhe pse viktima po shënohen dita ditës.

Më tej Zemaj thotë se situata në Kosovë po përmirësohet teksa pas këtij lehtësimi do të diskutohet se si do të ecet më tutje me pandeminë sidomos tashmë në momentin vjeshtë- dimër.

“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejoj komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë, ku dje kam takuar të gjithë aktorët që janë të përfshirë dhe do të dalim me konkluzione dhe rekomandime se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb