TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe Sali Berishën për shkak se këta të funditi kanë bërë thirrje prej ditësh të hapë kufirin për emigrantët që kanë mbetur të bllokuar.

Rama ka thënë se kush bën patriotin dhe vajtmitarin për këtë pengesë synon të nxisë katastrofën.

”Dhe nga ana tjetër kush bën patriotin, vajtimtarin për shkeljet e tëdrejtave të njeriut. Përmes pengesës që i krijohet njerëzve që u ndalohet hyrja në atdhe synon të nxisë katastrofën. Nuk është sekret është fakt i njohur botërisht. Sali Berisha ka vetëm një synim si dhe si të rishkatërrojë Shqipërinë për llogaritë e tij. E solla këtu këtë emër shumë të papëlqyeshëm për shqiptarët si zanafillën e një procesi politik të nxitjes së rrëmujës.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb