TIRANË-Nga: Eglantina Alliaj*
Komisioni parlamentar i politikës së Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën në Republikën e Maqedonisë. Kryetarja e komisionit, Arta Dade ngriti shqetësimin e mungesës së përfaqësimit të Shqipërisë, në nivel ambasadori në selinë diplomatike në Shkup. Dade tha se është urgjente emërimi I ambsadorit shqiptar në shtetin fqinj.

“Nuk dua të ndërhyj në kompetencat e presidentit të Republikës, por është urgjente që Shqipëria të paraqitet në nivel ambasadori në Shkup, e cila do të ndihmonte për funksionimin më të mirë në të gjitha parametrat, pasi ka një rol jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe për faktorin shqiptar atje”. Komisioni është i shqetësuar se prej kohësh e ka miratuar kandidaturën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, por ende Republika e Shqipërisë nuk është paraqitur në nivel ambasadori në selinë tonë diplomatike në Shkup”, tha Dade.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko konfirmoi se ‘në zhvillimet dhe krizën e tejzgjatur politike në këtë vend, faktori politik shqiptar ka qënë një faktor stabiliteti.

“Zhvillimet në Maqedoni kanë pasur vëmendjen nga shërbimi i jashtëm shqiptar. Në zhvillimet dhe krizën e tejzgjatur politike në këtë vend, faktori politik shqiptar, pavarësisht problemeve mes vetes ka qënë një faktor stabiliteti. Ne nga ana jonë, përmes përfaqësisë sonë diplomatike, kemi kontribuar në drejtim të rivendosjes së dialogut mes partive në Maqedoni”,- u shpreh AI.

Për demokratët kërkesa e SHBA dhe Perëndimit për të zbardhur atë që po ndodh përmes përgjimeve të publikuara në maqedoni, është një mesazh për ti dhënë fund adhuruesve të putinizmit edhe në Tiranë. Deklarata u bë nga deputetit aldo bumci, pas mbledhjes së komisionit të jashtëm ku diskutohej situata në maqedoni.

“Është e qartë se kriza në Maqedoni nuk ka shkaqe etnike. Është krizë e krijuar nga zbatimi i ‘putinzmit nga kryeministri dhe qeveria aktuale, është një system autoritar që po zbatohet në shtetin fqinj. Është një shqetësim ingritur nga sekretari amerikan dhe vendet perendimore për dobëimin e sistemit të demokracisë në vendet e Europës Juglindore, një system që kontrollon institucionet e pavarura. Zbardhja e përgjigjeve dhe kërkesa e SHBA dhe Evropës tregon qartë se perëndimi është I vendosur të mos lejojë shkarjen e Maqedonisë dhe vendeve të tjera të ballkanit drejt putinizimit”, tha Bumçi.

Në nëntor të vitit të kaluar, ambasadori i Shqipërisë në Shkup Petrit Bushati ndërro jetë pas një sëmundje të rëndë. Qysh nga ajo ditë, në Maqedoni nuk është emëruar ende ambasadori i ri.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb