Kryetari i Degës së Durrësit, Luan Hoti, ka thënë gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve se demokratët nuk duhet të përçahen, por të bashkohen.

Ai tha se ndryshe, nuk kanë asnjë shans për të dalë fitues.

“Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi.
Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.

Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht”, tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: