Shqiptarët të cilët kishin prenotuar për t’u larguar nëpërmjet aeroportit të Rinasit nga atdheu kanë folur për mikrofonin e News24 lidhur me situatën që u shkaktua nga greva e Albcontrol.

Disa prej qytetarëve thonë se kanë tre ditë që u vonohet fluturimi, por sot janë lajmëruar se do të rinisin fluturimet.

Po ashtu disa të tjerë thonë se s’kanë pasur probleme pasi bllokimi i fluturimeve nuk u ka ndikuar në datën që kishin prenotuar.

Qytetari 1: Jam për Vjenë. S’kemi pasur probleme. Kam biletën për sot. Mbrëmë në darkë na njoftuan. Në 11:40 nisem. Thjesht u anulua, u shty me disa orë.

Qytetari 2: Për Milano. E kam në 12:15 në Milano. Pastaj për Paris. Për momentin nuk na kanë thënë për vonesa.

Qytetari 3: E kam biletën me kthim. Kështu që, kemi pasur rast vdekje. Nuk kemi pasur vonesa. Që kur kemi ardhur të shtunën, asnjë vonesë.

Qytetari 4: Asnjë problem. Në 12 e kam sot.

Qytetari 5: Kemi tre ditë këtu, për në Bergamo. Bëmë Check-In në 7. Tani na i kanë shtyrë. Po mundohemi për biletë tjetër, nuk ka.

Qytetari 6: Ne i kemi këto të biletës në 7 pasdite. Kemi tre ditë që torturohemi.

Qytetari 7: Për Gjermani nusja me çunin. Kishim planifikuar, sot na lajmëruan se do bëhen fluturimet. Në orën 11:40 minuta. Deri tani jo, s’na kanë lajmëruar për vonesa.

Qytetari 8: Nga Brukseli. Kishim vonesa, 30 minuta. Për shkakun tuaj në Shqipëri. Kështu na thanë.

Qytetari 9: Që pardje, dje jo, sot na thanë hajdeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb