Gazetari Erion Skëndaj, raportoi për “BalkanWeb”, situatën aktuale në spitalin COVID-1. Urgjencat mjekësore në 24 orë sipas gazetarit janë në 6. Ai tha se sa i përket fataliteteve, mes tyre, ka pasur dhe persona të moshës së re.

Skëndaj përmendi faktin se një nënë shtatzëne, nën 30-vjeç ka ndërruar jetë të premten në reaminacionin e QSUT.

Ndërsa dhe dje sipas tij, ka ndërruar jetë një 30-vjeçar nga Durrësi. Sakaq, një 23-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë është dërguar në Turqi për kurim më të specializuar, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve sipas gazetarit është mbi 60 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb