Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish këtë të hënë, për të analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Mjeku Dhimitër Kraja, analizoi situatën në spitalin COVID-1. Ai tha se aktualisht në këtë spital po trajtohen 5 qytetarë, ndërsa shtoi se mosha e tyre është relativisht e madhe.

Mjeku inkurajoi qytetarët që të vaksinohen, duke nënvizuar se vaksinat që ndodhen në Shqipëri janë efektive ndaj pandemisë.

“Gjendja në spitalin COVID-1, është shumë e qetë. Ka çdo orë 5 të sëmurë që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që po ndiqen dhe që janë negativë, gjithsej janë 5 të sëmurë. Karakteristikë e këtyre të sëmurëve janë mosha relativisht e madhe mbi 65 vjeç e sipër. Asnjëri prej tyre nuk është i vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinave.

Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas një vaksinimi dhe pas kohës që jep efektet në mbrojtjen e organizmit. Përkon me fazën e post-vaksinimit, kjo është një shenjë e mirë, vaksinat në vend janë efikase, mbrojtëse, po funksionojnë shumë mirë. Asnjë prej të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-in.

Kjo nxjerr detyrën që një përkushtim në drejtim të rasteve që s’janë vaksinuar dhe janë të kujdesshëm. Janë fakte të forta, që vijnë nga qendra e COVID-it, që duhet t’i ketë parasysh këto ngjarje”, tha mjeku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb