E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ biologia dhe deputetja e PS,  Elona Gjebrea foli për situatën e krijuar nga koronavirusi si dhe për përpjekjet për gjetjen e një vaksine.

Gjebrea tha se gjetja e vaksinës kërkon një kohë të caktuar që varion nga 12-18 muaj dhe se ky virus është shfaqur për herë[ të parë dhe që ka një veti që përhapet shumë më shpejt se viruset e tjera.

E pyetur në emision nëse do të ketë ulje të të infektuarve apo ulje të përhapjes së COVID-19, ajo tha se pritet të ketë një ulje gjatë sezonit të verës, për shkak të ngrohjes së kohës dhe përpos kësaj pritet edhe një valë e dytë.

“Një vaksinë duhet të certifikohet, do kohën e saj që vijon nga 12-18 muaj. Ky është një virus që ka shumë të papritura dhe reagon në mënyra të ndryshme në persona të ndryshëm. Pritet që të ketë edhe një valë të dytë përhapje të këtij virusi. Në rastin e viruseve dua të besoj në konceptin , që ky virus nuk do të jetë ndryshe nga faktorët bazë të një virusi të zakonshëm. Do të ketë një ulje të virusit në periudhën e verës për shkak të ajrit të ngrohtë. Kujdesi me i madh duhet të jetë në ambientet e brendshme. Edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për veten tonë. Me aq sa kemi parë, virusi do të shënojë një ulje gjatë sezonit të verës, si çdo virus tjetër. Ky është një virus i ri i cili i ka infektuar për herë të parë njerëzit dhe përhapet më shpejt se sa viruset e tjera. Me teknologjinë dhe me mjekësinë e sotme të zhvilluar, pritej një reagim më i mirë ndaj këtij virusi, gjë që nuk ndodhi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb