Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi sot gjatë mbledhjes së komitetit teknik të ekspertëve se situata aktuale e COVID-19 mbetet një situatë delikate, e monitoruar dhe nën kontroll. Ajo foli për ulje të shifrave në disa tregues.

“Ka një seri prezantimesh të cilat do t’i verbalizoj. Ndryshime në incidencën 2-javore, e cila ka pësuar një rënie, në 405 për 100 mijë banorë nga 515. Mesatarja e rasteve ditore siç e vëmë re ka rënë ka rënë tek 819 nga 899. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë, por që duhet të vijojë të monitorohet.

Raporti meshkuj-femra, femra që preken gjithmonë më shumë se meshkuj dhe meshkuj që kanë më shumë fatalitete në raportin 52-48%. Çelësi i fatalitetit vazhdon të mbetet tek 1.7, ka një tendencë për uljen e pozitivitetit të mostrës.

Pavarësisht numrave që kanë prodhuar një lloj qëndrueshmërie, nuk është akoma momenti për t’u gëzuar, masat duhet të vijojnë. Ne kemi vënë re që masat e ndërmarra, implementim i tyre kanë sjellë këto ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse do të jenë të qëndrueshme do të sjellin një përmirësim të situatës. Apelojmë tek qytetarët për zbatimin e masave”, deklaroi Fico.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb