Rreziku për në Parkun e Llogarasë është larguar. Ky lajm konfirmohet edhe nga gazetari Enrik Mehmetaj i cili në një lidhje telefonike për NeWs 24 u shpreh se pasditen e sotme është bërë e mundur edhe shuarja e vatrës që kërcënonte parkun.

Gazetari tha se kjo zonë do të vijojë të mbahet në monitorim për aktivizim të vatrave të reja.

Po ashtu edhe turistët mund të lëvizin liruisht pasi nuk ka asnjë rrezik.

“Rreziku për në Parkun e Llogarasë është larguar. Pavarësisht operacioneve që kanë zgjatur për ditë të tëra duket se në orët e pasditës së sotme ky operacion ka dhënë frytet e tij. Në këto momente po vihen në kotroll trungjet që mund të riaktiviojnë zjarret. Në afërsi të Llogarasë ka ende drurë që mund të riaktivizojnë lakët. Kjo zonë do të mbahet në monitorim pasi rreziku mbetet. Sot ka pasur vatra të vogla në fshatrat Kosul dhe Mërtir që kanë qenë afër depozitave të naftës, por në të gjitha rastet janë shuar me ndërhyrjet. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorë të zonave.

Qoftë në Llogara edhe në Karaburun nuk ka rrezik për turistët. Mund të qarkullohet lirisht”- tha gazetari.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb