Profesori i Komunikimit Artan Fuga, ka komentuar gjendjen politike në vend pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Fuga thekson se politika është si deti, që të nxjerr në breg, po qe se nuk di të notosh.

Postimi i profesor Artan Fugës:  

Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!

Sa e shpejtë, e pamëshirshme, dinamike është politika! Ketu qendron edhe bukuria e saj, se përndryshe është kokëçarje!

Ai që vonohet, deti e shtyn tutje! E nxjerr në breg!

Shikoni!

Kryeministri që para një jave e telendiste opozitën, sot i thotë hajde në qeverisje! Hajde ftesë hajde! Ca vdesin ta pranojnë atë ftesë!

Një parti e aleancës të drejtuar nga partia demokratike, sot u distancua prej saj, një e dytë po jep shenja se do ta bëjë pas tri ditësh!

Disa drejtues degësh të partisë demokratike, pa asnjë analizë dhe refleksion, bërtasin urrah, për unitetin e çelniktë rreth partisë pa menduar më gjatë!

Më kujtojnë antimitingjet e dikurshme!

Te tjerë nxitojnë të shpallin kandidaturën e tyre për postin e kryetarit! Aman mo aman! Destinuar për kryetarë!

Për këto qendrime politike asnjë fjalë nga selia e partisë demokratike!

Dikush atje del dhe na lexon disa sms të një sekretaruceje kabineti, a thua se ka gjetur ndonjë thesar që ne nuk e dimë!

Cfarë drame dhe komedie njëherësh!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb