TIRANË

Të ftuarit në emisionin “TëPaekspozuarit” në News 24 diskutuan për aktualitetin politik dhe krizën, e cila prej ditësh është bërë kryefjalë në media, por jo vetëm. Pedagogu Paskal Milo tha se politikanët vizionarë sakrifikojnë duke mos lënë vendin të rrëshqasë drejt humnerës. Sipas tij, në Shqipëri mungon ky model, sepse gjithçka shihet në aspektin privat dhe vetëm për përfitime personale.

Analisti Fatos Lubonja shprehet se opozita duhet të ndërgjegjësojë njerëzit për pasojat e krimit, ndërsa zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama tha se kryeministri Edi Rama krijon konflikt  që në momentin e parë kur ndan qytetarët në kategoritë “Ne dhe ata”.

Pjesë nga debati: 

Milo: Politikanët vizionarë bëjnë një sakrificë, dhe në emër të sakrificës shpëtohet vendi.  Këtu mendohet për pushtetit dhe jo  për vendin.

Lubonja: Kështu siç ka ardhur puna, duhet që opozita ta ketë shumë të qartë këtë dhe duhet të shkojë tek njerëzit për ti ndërgjegjësuar duke ua bërë të qartë se çfarë na ka bërë ne krimi.

Luan Rama: Ai thotë kam 1 mln vota. Kam këta të mitë dhe këtu fillon e keqja. Po të ishte në Itali kjo, ata do ta ndiqnin me gurë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb