TIRANE
Në vazhdën e takimeve që Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ndërmarrë me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për krizën politike në vend, sot shkallët e këtij institucioni do t’i ngjisë ish-Presidenti, Sali Berisha.
Burime nga ky institucion thanë për ‘BalkanWeb‘, se Presidenti Meta takohet sot me ish-Presidentin Berisha në ora 12:00.
Kujtojmë se një ditë më parë, Meta priti në zyrën e tij, ish presidentin Rexhep Meidani, si edhe krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit me të cilët diskutoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si edhe i njohu ato me procesin e emërit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
(BalkanWeb)