KOSOVE- Vitin që lamë pas e cilëson si mjaftë sfidues për Kosovën, i përcjell me vendime të vështira por të duhura. Gazin lotsjellës në Kuvend e quan të kot dhe shqetësues.

Kurse, veprimet e opozitës, jo-demokratike. Përkrahë mundësinë e qytetarëve për të dalë në protesta, por nuk arsyeton dhunën që shkatërron një shtet demokratik, të ri e të dalë pas konfliktit, siç është Kosova. Zgjidhjen e krizës politike e sheh me dialog. Këshillon udhëheqësit e Kosovës dhe partitë politike që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të tregojnë vepra në luftimin e korrupsionit.

Ky është ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili për KosovaPress tha se problemet kyçe në Kosovë janë korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia e zhvillimi ekonomik. Sipas tij, punë duhet të bëhet në këto problematika, e jo të humbet kohë në gjëra tjera të pavërteta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb