TIRANË

Kryetari i PD Lulzim Basha po mban takim me aleatët opozitarë në selinë e Partisë Demokratike.  Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “Balkanweb” se në këtë mbledhje po diskutohet për situatën aktuale politike dhe për aksionin e ri opozitar. Ai shtoi se opozita mund të planifikojë një tjetër protestë të madhe përpara Kryeministrisë.

“Mbledhja e Kryesisë është thirrur për të diskutuar për aksionin e ri opozitar dhe për atë se çfarë do të bëhet për situatën aktuale politike. PD po mendon që të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta. Z.Mediu i ka bërë thirrje më herët presidentit Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Nga aleatët opozitarë do të diskutojnë për situatën politike në vend. Opozita ndoshta do marr vendim për të mbajtur protestë të madhe përpara Kryeministrisë. Ende nuk kam informacion të qartë saktësisht se çfarë po ndodh në mbledhje”, tha gazetari Bodlli.

16:00 – Pas zhvillimeve të fundit politike, ku presidenti Meta ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale, ndërsa maxhoranca “kërcënon” me shkarkimin e kreut të shtetit, Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë Kryesinë sot në orën 19.00.

Mbledhja e Kryesisë së PD bëhet për të vlerësuar situatën aktuale politike. Ndërkaq, në orën 18.00 Basha do të mbajë një takim të mëhershëm me aleatët.

Kujtojmë se KQZ kundërshtoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve,  ndërsa kreu i shtetit theksoi se do të rrijë deri në fund garant i Kushtetutës së vendit.

Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave te tjera te partise, grupit parlamentar dhe kolegjit te kryetareve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb