TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë ambasadorët e vendeve të BE-së. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se takimi ka nisur në orën 11:00, pasi Meta ka mbyllur takimin me drejtuesit e opozitës dhe ka përfunduar rreth orës 12:30.

Në takim ku ka qenë edhe ambasodori i BE-së Luigi Soreca është diskutuar për situatën politike, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të ketë edhe detaje nga këto biseda.

Më herët ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pasur një takim me këshilltarët e Presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: