Jurgen Klopp beson se Liverpool-it duhet t’i jepen pikët (në tavolinë), nëse ndeshja e të tijve kundër Manchester United në “Old Trafford” shtyhet nga protestat e tifozëve.

Sipas njoftimeve të mediave sociale, tifozët e “Djajve të Kuq” po planifikojnë protesta të reja kundër pronësisë së vazhdueshme të “Glazer”, e cila kohët e fundit është vënë në dyshim pasi miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe njoftoi se planifikon ta blejë ai klubin.

Ndeshja e 22 gushtit është vendosur të jetë skena për një protestë masive nga fansat, teksa ata përpiqen të përfitojnë nga zhvillimet e ditëve të fundit.

Në maj 2021, tifozët sulmuan stadiumin, hynë në fushën e “Old Trafford”, u përpoqën të aksesonin edhe dhomat e zhveshjes në shenjë proteste ndaj rolit të “Glazer” në formimin e Superligës së dështuar evropiane.

Liverpool-i përfundimisht e fitoi ndeshjen 4-2, duke siguruar marrjen pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Duke folur në një konferencë për shtyp, Klopp tha:

“Unë me të vërtetë shpresoj se nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, mendoj se duhet të marrim pikët. Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me situatën. Nëse kjo ndodh dhe tifozët duan që ndeshja të mos luhet, atëherë ne nuk mund ta riorganizojmë lojën dhe ta vendosim atë diku tjetër, në një orar tepër të ngjeshur.

Unë nuk mendoj dhe me të vërtetë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, nuk mendoj për këtë. Njerëzit na thonë se jemi mirë, kështu që shkojmë atje të luajmë ndeshjen. Në një situatë si kjo, gjithmonë skuadra tjetër duhet të marrë pikët në tavolinë, sepse udhëtuesit nuk kanë të bëjnë me ta.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb