Ecuria jo fort e mirë e ekipit durrsak në sezonin që sapo u mbyll, ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë të ndërhyjnë në merkato.
Afrimet e janarit, Beshiraj e Kapllani, bindën. Në këto kushte, merkatoja do të jetë në çdo repart veç portës. Tafas, Vata dhe Dema janë siguri për Teutën e për të ardhmen, ndaj klubi nuk ka menduar të afrojë në ekip një gardian të ri. Repart, i cili pritet të përforcohet është ai i mbrojtjes dhe i mesfushës, ku durrsakët kanë vuajtur shumë në këtë sezon.