Në emisionin ‘Pikat mbi i’, analisti Artur Zheji dhe drejtori i programacionit dhe informacionit në ‘News 24’, Robert Rakipllari analizuan zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio Zheji tha se ndonëse në Partinë Demokratike ka turbulencë , ndryshe nga foltorja ka edhe demokraci të brendshme.

” Alibeaj është një figurë paqtuese…Mendoj që në fund të fundit partitë janë një grup interesi dhe askush nuk përjashtohet nga ambicia për t’u bërë kryetar. Dhe a do jetë në gjendje Berisha apo Alibeaj ta mbajë apo ta bashkojë këtë pjesë të PD është një pikëpyetje . Dhe shqetësuese tek foltorja është se nuk ka asnjë zë, lakojnë vetëm liderin fitimtar.Të paktën këtu në këtë PD ndonëse ka turbulencë ka edhe demokraci të brendshme.”, tha Zheji.

“ Zoti Alibeaj është një personazh jo i ri në politikë. Besoj që për këtë fazë tranzitive të PD mendoj që është i përshtatshmi për momentin.”, tha Rakipllari.

Ndërkohë këtë të mërkurë në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PD, mbledhja e parë kjo pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: