Shqipëria do të tentojë kualifikimin në Eu ropian, jo vetëm nga edicioni i kualifikueseve tradicionale, por edhe nga një kompeticion i shtuar. Liga e Kombeve, e cila starton për herë të parë në shtator, do të jetë një shans për skuadrat, që të mund të përfitojnë një biletë për në “Euro 2020”.

Por, për të shkuar deri në fitimin e grupit dhe kalimin e fazave të mëtejme, Shqipëria e Panuçit rrezikon që të paraqitet “e gjymtuar” ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Dëmtimet
Panuçi, në përpjekje për të justifikuar dështimin e kuqezinjve në miqësoret e fundit, përmendi edhe listën e gjatë të mungesave. Mirëpo, situata aktuale e kuqezinjve një muaj nga nisja e Ligës së Kombeve, është më shumë se alarmante. Taulant Xhaka (gju), Amir Abrashi (gju), Burim Kukeli (gju) dhe Eros Grezda (kavilje) janë prej javësh dhe muajsh jashtë fushave të lojës. Rikthimi i secilit prej tyre, në rastin më të mirë, është programuar pas gjysmës së dytë të gushtit. Ndaj, edhe forma e tyre në shtator nuk pritet të jetë më e mira e mundshme.

Mirëpo, situata aktuale e kuqezinjve një muaj nga nisja e Ligës së Kombeve, është më shumë se alarmante. Taulant Xhaka (gju), Amir Abrashi (gju), Burim Kukeli (gju) dhe Eros Grezda (kavilje) janë prej javësh dhe muajsh jashtë fushave të lojës. Rikthimi i secilit prej tyre, në rastin më të mirë, është programuar pas gjysmës së dytë të gushtit. Ndaj, edhe forma e tyre në shtator nuk pritet të jetë më e mira e mundshme.

Pa ekip – Merkato e transferimeve ka gjetur shumë prej shqiptarëve të pasistemuar. Disa prej tyre janë liruar nga skuadrat dhe janë pa kontratë, ndërkohë që të tjerë janë futbollistë jashtë planeve të trajnerëve dhe duhet që të gjejnë një skuadër. Mërgim Mavraj dhe Naser Aliji janë dy lojtarë të lirë. Arlind Ajeti është praktikisht i lënë i lirë nga Torino, por ende nuk ka gjetur ekip. Ivan Balliu dhe Hysen Memolla janë jashtë planeve të Metz dhe Hajduk, ndaj nevoja për një tjetër ekip është imediate.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/situate-alarmante-ne-prag-te-liges-se-kombeve-futbollistet-e-kombetares-ne-ajer/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb