Problematike paraqitet situata në Dukat të Vlorës, ku është edhe vatra kryesore e zjarrit të madh, duke rrezikuar seriozisht edhe parkun Kombëtar të Llogarasë. Në një lidhje direkte për ‘News24’, gazetari Enrik Mehmeti deklaroi se forcat e ushtrisë, forcat e shërbimit të zjarrfikëses janë në terren dhe po punojnë me mjete rrethanore. Sipas tij, prej disa orësh në këtë zonë nuk është parë asnjë helikopter që të hedhë ujë nga sipër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Një faktor që favorizon përhapjen e madhe të flakëve të zjarrit është edhe era. Mes të tjerash Mehmeti tha së nëse vijohet me këtë intensitet, rrezikohet seriozisht që vatra të drejtohet drejt Llogarasë, atje ku dëmi do të jetë shumë i madh. Po ashtu gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ tha se nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm, ndërsa janë vendosur disa vatra, duke rrezikuar edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu raportohet se vatra zjarri ka pasur edhe në disa fshatra të Vlorës, Poro, Novoselë, të cilat mendohet se kanë qenë të qëllimshme, ndërsa fatmirësisht janë shuar nga punonjësit e bashkisë. Në pamjet live që transportoi ‘News24’ u shfaq një helikopter që ulej në tokë për të marrë forcat e Ushtrisë, për t’i çuar në kodrën që është përfshirë nga zjarri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb