Në shtëpinë e verilindorëve po përjetojnë një situatë të paprecedentë, një situatë që nuk i shkon përshtat një ekipi që këtë sezon pretendon titullin kampion. Shpëtim Duro vendosi “alarmin” pas sfidës kundër Flamurtarit, dëmtimet e shumta e kushtëzuan në formacion dhe në lojë por situata jo vetëm që nuk është përmirësuar por në vigjilje të sfidës kundër Laçit, tekniku kryeqytetas duhet të zhvillojë seancat stërvitore pa të paktën 6 titullarë.

Kukesi
Kukesi

Kristal Abazaj, Besar Musolli, Vasil Shkurtaj, Vesel Limaj, Kamara dhe Obanor, kush më shumë e kush më pak janë në dyshim për të qenë prezent kundër Laçit. Mungesë e konfirmuar është ajo e Kristal Abazaj, sulmuesi ka pësuar një shembje në shtyllën kurrizore dhe i duhet të paktën 2 javë për tu rikuperuar plotësisht. Duro duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Vesel Limaj për të paktën 3-4 javë pasi mesfushori ka pësuar tërheqje në kofshë. Një mungesë tjetër e sigurt është ajo e kapitenit Musolli i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.

Duro
Duro

Listës të sigurt i shtohet edhe Kamara. Në garë me kohën janë dhe dy titullarët e tjerë, Vasil Shkurtaj dhe Obanor. Të dy lojtarët janë bashkuar me grupin, mund të rikuperohen në kohë për të qenë në fushë kundër Laçit, por është e pamundur të jenë në formën e tyre më të mirë. Në këto kushte transferta përballë Laçit ndërlikohet gjithnjë e më shumë, pasi jo vetëm dëmtimet por përballë do të kenë një nga ekipet më në formë për momentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: