Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ende e ka të pamundur që të dërgojë furnizime mjekësore në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, por edhe në Mikolaiv. OBSH tha se këto qytete kanë shumë nevojë për furnizime mjekësore.

Tarik Jasarevic, nga OBSH, që ka arritur në qytetin Dnipro të Ukrainës, i tha BBC-së se OBSH-ja nuk po mund të dërgojë ndihmë në këto dy zona. OBSH-ja ditë më parë tha se ka konfirmuar 64 sulme ndaj objekteve shëndetësore: spitale, qendra mjekësore dhe ambulanca.

Jaserevic tha se sulme të tilla “po kanë efekt shkatërrues për të gjithë” dhe shtoi se punëtorët shëndetësorë nuk po ndihen të sigurt duke e bërë punën e tyre, ndërkaq pacientët po kanë frikë që të shkojnë për trajtim mjekësor. Nëse qendrat shëndetësore nuk mbrohen “komuniteti do të jetë i tmerruar se nuk ka kufij humanitare në luftë dhe se nuk ka asnjë vend të sigurt”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: