Ka shkuar në 88 numri i të vdekurve në Nepal nga përmbytjet masive dhe rrëshqitja e tokës, gjatë ditëve të fundit.

Nga raportimet e fundit thuhet se me mijëra persona të tjerë janë zhvendosur, për shkak të shirave masonë, që shkaktuan përmbytjet masive.

Në aksion për shpëtimin e njerëzve janë përfshirë ekipet e kërkim-shpëtimit, si dhe janë mobilizuar ushtria e Nepalit, forcat ushtarake dhe agjenci të shumta federale.

Ndërkohë, numri i viktimave pritet të rritet, pasi thuhet se janë prekur nga përmbytjet plot 19.6 milionë njerëz në 12 rrethe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: