Situata në spitalet COVID paraqitet e qëndrueshme. Kështu raportoi për “BalkanWeb” gazetari Erjon Skëndaj nga QSUT, ku ditën e sotme nga mëngjesi deri në mesditë kanë mbërritur 4 autoambulanca me të sëmurë, të njëjtat shifra si një ditë më parë.

“Në ditë mesatarisht 15 urgjenca në COVID 1. Situatë është e qëndrueshme, numri i fataliteteve mbetet i lartë. Java e fundit 20% fatalitete më pak, por pavarësisht kësaj numri i fataliteteve në raport me numrin e të shtruarve mbetet i lartë. 160 të shtruar. 270 shtretër janë në dispozicion në të dy spitalet COVID. Fatalitetet nuk reflektojnë situatën e sotme, por atë të një muaji më parë, kjo është arsyeja pse numri i vdekjeve mbetet i lartë, pavarësisht rasteve të reja”, raportoi gazetari Skëndaj.

Ndërkohë, Skëndaj raportoi se të shtunën në Infektiv është paraqitur rëndë një grua shtatzënë, nën 30 vjeçe, e cila iu nënshtruar një operacioni të dielën për të bërë lindjen e parakohshme. Ndonëse nuk dihet ende nëse fëmija ka arritur të shpëtojë, mësohet se e reja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e kirurgjisë qendrore të QSUT-së. Kujtojmë se për periudhat shtator-tetor në vendin tonë kanë humbur jetën 4 gra shtatzëna, 3 në Infektiv dhe 1 në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: