Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat i ka drejtuar dy kërkesa qeverisë.

Berisha tha se PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, si dhe të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

Sali Berisha: Po rrënojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban. Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb