Ministria e Shëndetësisë njofton se 178 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, njofton Ministria e Shendetesise.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 101 persona. Keshtu numri i rasteve pozitive qe nga fillmi i pandemise ka shkuar ne 9380.

Fatkeqesisht betejen me virusin gjate ketyre oreve e kane humbur pese paciente, duke e cuar keshtu numrin e viktimave ne 280.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb