Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 830 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 79 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 56 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles trajtohen 56 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 100 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 106 në qendrën kovid në Gostivar 64, ndërsa në Strugë 33 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 72 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 10, Kavadar 59, në Gjevgjeli 11 persona, ndërsa në Dibër 10pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.340 dhe ka rreth 150 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb