Gjatë 24 orëve të fundit kurba e infektimeve me koronavirus në vend ka shënuar një rënie, ku nga 82 raste pozitive që u regjistruan dje, sot janë 50 të infektuar.

Por, Ministria e Shëndetësisë raporton se ka një rritje të të shtruarve në spital, si dhe përkeqësim të gjendjes së pacientëve. Kështu, gjatë 24 orëve numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 53, ku 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

“Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.

Më tej, ministria iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit të rëndë.

“Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim”, shton ministria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb