Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

Në një postim në Twitter, Borell ka bërë me dije se qëllimi i takimit ka qenë diskutimi mbi tensionet në veri të Kosovës.

“Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për një de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut, si dhe për t’i rikthyer punës për zbatimin e marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borell.

Në takimin Borell-Kurti ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: