TIRANË

Situatë e tensionuar tek Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ku ndodhen një numër i madh protestuesish të ndaluar pas protestës së 11 majit. Protestuesit e opozitës kanë hedhur sot molotov e sende të forta drejt Policisë së Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ se ata kanë qëlluar me gurë drejt policisë dhe vazhdimisht marrin pllaka e gurë nga toka duke thyer xhamat.

Pas qëndrimit disa minuta tek Ministria e Brendshme, protestuesit kanë shkuar para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër ndalimit të dhjetëra protestuesve. “Lironi vëllezërit tanë”, “Rama ik”  janë thirrjet e protestuesve.

Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar marshimin në rrugën “MyslymShyri” e për të shkuar drejt PD-së ku pritet mbyllja e protestës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb