Situata epidemiologjike në Greqi mbetet ende shqetësuese. Sipas raportit epidemiologjik të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik është rritur presioni në spitale.

Vetëm në 24 orë janë shtruar 405 pacientë të tjerë me COVID.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se shtimi i rasteve në spitale është nxitur edhe nga ndryshimet e kushteve atmosferike si edhe mungesa e vaksinimit.

Ekspertët theksojnë se respektimi i rreptë i masave, aplikimi i vaksinës është e vetmja mënyrë për të ruajtur stabilizimin e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: